Euro kundrejt dollarit amerikan ka rënë në nivelin më të ulët pas një muaj e gjysmë, kur Banka Qendrore Evropiane kishte njoftuar për lehtësimin e mëtejmë të politikës monetare.
Kursi i këmbimit kundrejt dollarit amerikan ka shënuar rënie për 1. 4 për qind, duke arritur vlerën 1.2827 dollarë amerikanë.
Euro ra ndjeshëm kundrejt dollarit prej të enjtes, pasi Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar shumë qartë se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike normat e interesit në eurozonë do të mbeten në nivelet aktuale apo edhe më ulët.