Muzikantët meksikanë në Morelia organizuan një aktivitet të veçantë.
Ata i shoqëronin njerëzit që prisnin në radhë të gjata për naftë, mes krizës së karburanteve në vend.
Grupi i quajtur “Banda Cruz de la Candelaria”, me origjinë nga Mexico City, organizoi aktivitete argëtuese.
Ndërsa njerëzit ishin në pritje për të blerë karburant, ata dëgjuan disa këngë të grupit. E derisa vazhdonte argëtimi, një kamion nga kompania shtetërore e naftës PEMEX u pa duke mbërritur në stacion.
Mungesa e karburanteve në Meksikë u shkaktua nga vendimi i qeverisë kundër vjedhjes së karburantit.