Një takim i veçantë ka ndodhur të shtunën në kantonin e Fribourgut në mes binjakëve dhe trinjakëve dhe familjeve të tyre nga e tërë Zvicra.
„Zinxhiri“ i binjakëve kishte nisur nga një nënë e vajzave binjake njëvjeçare.
Një takim i tillë i madh binjakësh ishte realizuar për herë të parë në Zvicër, tha organizatorja e ngjarjes në Domdidier, 39-vjeçarja Sandra Valerie Mose.
Bëhet fjalë për një total prej 171 binjakëve dhe një pjesë të trinjakëve – më i vogli ishin një javë ndërsa më i vjetri 58 vjeç.
Pak prej tyre ishin veshur njëjtë, tha Moser. Takimi ishte organizuar dy javë më parë, 300 njerëz kishin paralajmëruar prezencën e tyre në këtë ngjarje interesante.