Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve që ka bërë te varret e heronjeve Nuhi Berisha e Rexhep Malaj në Gjilan, ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve, të cilin ai e kundërshton fuqishëm.
Kreu i qeverisë kosovare ka deklaruar se për asnjë çmim nuk e bëjnë pjesë të pazareve Luginën e Preshevës.
“Ne Luginën e duamë me zemër, pa kushte, nuk e shtimë në pazar me asgjë, pra Lugina është Luginë. Përfshirja e temave të tilla mund të jetë me rrezik në atë çka kemi mbërritur deri tash”, deklaroi ai.