Autoritetet kufitare në Tabanoc theksojnë se gjatë dy ditëve do të shtohet fluksi i ardhjes masive të mërgimtarëve dhe se ata janë të përgaditur për të përballuar këtë fluks,raporton INA.
“Ne jemi përgaditur për këtë fluks, sepse kemi edhe turistët që nisin të shfrytëzojnë këtë aks rrugor Korridori 10 për pushime në bregdetin grek dhe për udhëtime në Turqi”, theksojnë nëpunësit doganor në Tabanoc.
Sipas tyre, radhët e gjata shtohen edhe nga emigrantë turq që punojnë në vendet evroperëndimore, të cilët shfrytëzojnë Korridorin 10 për të udhëtuar drejt Turqisë, përmes Maqedonisë dhe Greqisë.
Por, nga ana tjetër, një pjesë e mërgimtarëve shfaqin dilema dhe shqetësime për pritjet e gjata që mund të pësojnë në pikën kufitare Tabanoc.
Armend Isaku, një mërgimtar që ka mbërritur nga Zvicra thekson se kësaj radhe nuk ka pasur radhë, për shkak se kishte mbërritur në vendlindje para fundjavës kur do të rritet fluksi i radhëve të gjata.
Sipas tij, institucionet përgjegjëse duhet të shtojnë punën për të shmangur çdo lloj pritje të gjatë në pikat kufitare.
“Pas shumë orëve të rrugës dhe dëshirës për të mbërritur sa më shpejt në vendlindje, duhet që të ketë një trajtim më mikpritës dhe një procedurë e shkurtuar për mërgimtarët. Por, nuk e di kjo nuk ndodhë dhe se ne jemi viktima që shpeshherë presim me orë të tëra, dhe kjo shkak i ngadalshmërisë së punës së doganierëve dhe policëve në pikën kufitare të Tabanocit”, thekson mërgimtari nga Tetova.