31 fatlumë u bënë milionerë në Zvicër në vitin 2018. Shumica e tyre në lotarinë zvicerane.
“Loterie Romande” ka bërë 31 njerëz milionerë. 2018 ishte një vit me fat për lojtarët e “Swiss Loto”, sepse mesatarisht kishte mbi dy milionerë në muaj.
Gjithsej 22 fitues fituan të paktën një milion franga: gjashtë prej tyre qëlluan çmimin e parë dhe 20 të tjerë i qëlluan gjashtë numrat.
Kishte dy fitues të mëdhenj me mbi 29 milionë franga këtë vit.
Njëri në janar dhe tjetri në dhjetor. Fitimi rekord ishte 48.6 milionë franga; dhe ishte regjistraur në gusht 2014.
Gjithashtu në EuroMillions disa lojtarë patën fat të mirë. Më 2 tetor 2018, një lojtar me fat vendosi një rekord të ri zviceran duke fituar 183.9 milionë!
Fitimi më i madh në historinë e EuroMillions ishte 229.5 franga. I njëjti ishte kapur në tetor 2014 në Portugali.