Të rinjtë që i nënshtrohen detyrimit ushtarak në Zvicër po bëhen gjithnjë më të trashë fizikisht. Sipas një studimi të Institutit Anatomik të Universitetit të Cyrihut, sot rreth një e katërta e meshkujve të rinj janë me mbipeshë. Ndërsa 6% të tyre madje kanë mbipeshë të theksuar, me BMI (Body Mass Index) që kalon 30-shin, që nënkupton i riu 19 vjeçar me gjatësi 1.80 m, të peshojë 100 kilogramë. Dhe kjo shprehet negativisht në aftësitë e ushtarit.
Në vitin 2012 janë shpallur të paaftë për ushtri 672 të rinj që i kap obligimi ushtarak, pasi që ishin me mbipeshë. Personat me BMI 30 mund të pranohen në shërbimin ushtarak vetëm nëse dëshmojnë në mënyrë bindëse aftësitë e tyre fizike. Ndërsa rekrutët me BMI 40 e më shumë, shpallen automatikisht të paaftë për ushtri.
Mirëpo, mbipesha po bëhet problem gjithnjë më i madh edhe brenda stafit ushtarak, oficerëve. Oficerët me BMI mbi shkallën 30 duhet të paraqiten për këshillim, thotë shefi për informim i Armatës Zvicerane Christoph Brunner.