Një në 10 të punësuar në Slloveni është i huaj, ndërsa pothuajse gjysma e punëtorëve të huaj vijnë nga Bosnjë e Hercegovina.
Shërbimi slloven i Statistikave publikoi se në tetor të vitit 2018 në Slloveni kanë qenë të punësuar rreth 885 700 persona, ndërsa në shtator të të njëjtit vit ka qenë 3,2% më shumë se në tetor të vitit 2017.
Mes të punësuarve, rreth 87 700 janë të huaj, prej të cilëve pjesa më e madhe punojnë në sektorin e ndërtimit, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e tyre janë nga Bosnjë e Hercegovina (rreth 42 600), pastaj Serbia (rreth 10 800), Kroacia (rreth 7 500) dhe Maqedonia (diçka më shumë se 6 000 persona).