Ka hapur dyert këto ditë ndërtesa më e madhe në botë (jo më e larta!). Fjala është për godinën New Century Global Center që është hapur në qytetin kinez Chengdu. E gjatë 500 metra dhe e gjerë 400 metra, kjo ndërtesë është 20 herë më e madhe se shtëpia e famshme e operës në Sidnei të Australisë.
Lartësia e ndërtesës së ngritur buzë një liqeni artificial është 100 metra.
Në brendi të saj ofrohet në radhë të parë argëtim, duke filluar nga një kinema, një park lojërash në ujë e deri te shtegu i patinazhit. Ndërsa në 400 mijë metrat katrorë që mbeten janë të vendosura lokalet e ndryshme tregtare.
E gjithë ndërtesa ka një sipërfaqe prej 1. 76 milionë kilometra katrorë ku janë vendosur edhe dy hotele me pesë yje.
Aktualisht qyteti Chengdu me 10 milionë banorë po zbukurohet duke u shndërruar në një qendër kulturore të Kinës së jugut.