Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar se më 25 të këtij muaji do ta publikojë këngën e re të saj të titulluar “Swan Song”.
Kënga po ashtu është kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”. Producentë të këtij filmi janë James Cameron dhe Jon Landau, të njohur për filmin e tyre “Avatar”, derisa regjisor i filmit është Robert Rodriguez, i njohur me “Sin City”, përcjell albinfo.ch
Dua Lipa më herët pati paralajmëruar se ndihet shumë krenare që është pjesë e një projekt kaq të rëndësishëm.