Më shumë se 356 milionë iPhone të shitur, ky telefon inteligjent është bërë një element kryesor në mbarë botën e teknologjisë. Iphone është bërë një ikonë e njohur kulturore dhe një produkt që ka transformuar biznesin e kompanisë.
Që nga modeli i parë i iPhone, i cili debutoi më 29 qershor 2007, pajisja është përsëritur 5 herë, me versionin më të fundit, iPhone 5, i cili doli në treg në shtator të vitit 2012.
Me çdo version iPhone ka gjeneruar interes të madh në media dhe radhë të madhe në dyqanet e “Apple”-s në gjithë botën.