Antonov An-225, avioni më i madh në botë, ka zbarkuar të premten në mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar të Basel-Mulhouse.
Antonov An-225 ka një peshë maksimale fluturimi prej 600 tonë. Fluturakja ka një hapje të krahëve prej 88 metrash dhe fluturon me gjashtë motorë. Avioni transportues është vënë në përdorim në vitin 1988. Deri më tani është ndërtuar vetëm një aeroplan i këtillë.