Mesfushori Eris Abedini është lëvizja e parë e futbollistëve shqiptarë në futbollin superior në Zvicër,në afatin kalimtar të dimrit, njofton albinfo.ch.
Abedini në formë huazimi ka kaluar nga ekipi i Super Ligës së Zvicrës, FC Lugano në ekipin e Brack Challenge Ligës, FC Winthertur-i.
“Të dy klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje deri në mes të 2020-ës. Eris Abedini këtë pasdite ishte në stërvitje në fushën artificiale, me të gjithë lojtarët tjerë. Ne e mirëpresim ngrohtësisht Erisin dhe i urojmë atij te në çdo të mirë shumë suksese”, thuhet në komunikatën e ekipit Bardh e Kuq nga Cyrihu.
Me herët, njëzetvjeçari ka luajtur edhe te FC Chiasso, FC Ticino dhe në ekipin U21 të FC Luganos.