Pavarësisht pritshmërive pozitive të ministrit të Financave të Shqipërisë parashikimet e institucioneve ndërkombëtare parashikojnë ngadalësim të ritjes ekonomike në Shqipëri.
Sipas Bankës Botërore Shqipëria gjatë viteve 2019-2020 parashikohet të ketë një rritje ekonomike rreth 3.5%. Ndërkohë që Kosova pritet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon në dy vitet e ardhshme duke kapur nivelin 4.5%, shkruan albinfo.ch
Sipas Bankës Botërore në 2020 performacën më të mirë ekonomike parashikohet ta kenë Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovina duke e renditur Shqipërinë në vend të katërt në rajon përsa i përket ecurisë ekonomike.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që në 2019-ën rritja e ekonomisë në Shqipëri të ngadalësohet në 3.7 përqind e kushtëzuar kryesisht nga përfundimi i dy investimeve të mëdha, Gazsjellësi Transadriatik dhe kaskada e Devollit. Në raport me shtetet e tjera të rajonit, sipas FMN-së Shqipëria pritet të ketë të njëjtin nivel të ecurisë ekonomike me Kosovën e Serbinë duke tejkaluar vetëm Bosnjën, Kroacinë dhe Malin e Zi.