Në vitin 2005 shkalla e papunësisë ishte 39 për qind.
Sipas zëvendëskryeministrit maqedonas, njëherësh ministër i Financave, Zoran Stavreski, papunësia është ulur për rreth 9 për qind në Maqedoni.
“Ky fakt, në kushte të krizës së madhe në botë, dëshmon se ia dolëm papunësinë prej 39 për qind, aq sa ishte në vitin 2005, ta reduktojmë në më pak se 30 për qind, në nivelin më të ulët historik”, tha Stavrevski.
Investimet e huaja dhe vendëse kanë mundësuar krijimin e vendeve të reja të punës.
Ministri maqedonas i Financave tha se është e rëndësishme që edhe komunat të vazhdojnë të krijojnë kushte të mira për investitorët