Bëhet fjalë për linjat e gjata, ku udhëtarëve do të mundësohet të sigurojnë biletën pak para nisjes së trenit.
Për këtë, megjithatë, udhëtarët duhet t’u drejtohen konduktorëve të trenit”, thuhet në një komunikatë të SBB-së.
Edhe pse SBB e ka vlerësuar këtë risi si komode për udhëtarët, nga ana tjetër, një biletë e tillë do të kushtojë 10 franga më shtrenjtë në krahasim me biletat që nxirren në sportele.
Në Zvicër nuk aplikohet praktika e blerjes së biletës pas hipjes në tren, që vlente edhe për trenat e shpejtë, të relacioneve më të gjata