Viti 2018 sipas Ministrit të Ekonomisë në Shqipëri ka shënuar rekord, duke bërë që investimet e huaja të kapin vlerën e 1 miliard eurove.
Kështu ka thënë sot, gjatë një konference për shtyp, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.
Ai gjatë konferencës ka bërë një bilanc të arritjeve përgjatë një viti në Shqipëri.
Ai tha se “opozita ka gjetur mënyrën e gabuar për të bërë betejën e vetë, kur thotë që kanë ikur investitorët e huaj”, duke shtuar se ka pasur investime.
Sipas ministrit Ahmetaj, vtëm gjatë periudhës janar- shtator të vitit të kaluar, vlera e investimeve të huaja ka qenë 757 milionë euro.