Bashkimi Evropian do të ketë në dispozicion 920 miliardë euro për 7 vjetët e ardhshëm
Nga ana tjetër, kriza ka mbërthyer BE-në. Një në katër të rinj në BE aktualisht është i papunë, ndërsa në vendet e prekura më fort nga kriza, si Greqia dhe Spanja, situata është akoma më dramatike, ku thuajse gjysma e të rinjve nuk mund të gjejnë dot punë.
Udhëheqësit e BE-së dhe vendet anëtare po konsiderojnë mundësinë e shpenzimit të 6 miliardë eurove më herët nga sa kishin planifikuar për të ndihmuar në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë nga 18 deri në 25 vjeç.
Marrëveshja për buxhetin 2014-2020 ishte arritur që në muajin shkurt, por ajo ishte bllokuar nga Parlamenti Europian që vendosi si kusht që paratë që tepronin në përfundim të një viti buxhetor të kalonin automatikisht për vitin tjetër buxhetor dhe jo t’u ktheheshin qeverive të vendeve anëtare.