Në West Midlands të Britanisë fati i ka buzëqeshur një 18-vjeçari që kishte qëlluar të gjithë numrat në “EuroMilion’s”.
Fituesi është pa dyshim një njeri modest. Një koleg i tij ka thënë se ai nuk ka nevojë për të holla, ai shpenzon shumë pak. Ai është një djalë i mirë”.
I riu festoi “Mega-Jackpot”-in në një nga hotelet më të mira me pesë yje në Lindjen e Mesme.
18-vjeçari dëshiron të mbetet anonim, shkruajnë mediat britanike.
Një mik i mirë i tij thotë se fituesi ndoshta do ta dhurojë një pjesë të madhe të fitimin për bamirësi.
Por në Britani nuk është hera e parë që një ri bëhet milioner. Callie Rogers nga Workington në moshën 16 vjeçe fitoi 1.9 milionë funte.
Ajo i harxhoi një pjesë të madhe të parave për gjoksin e saj të silikonit dhe më vonë u bë e njohur për fotot nudo.
19-vjeçari Michael Carroll nga Norfolk Creamed kishte fituar rreth 9.7 milionë funte, por i harxhoi për drogë, prostitucion dhe në bixhoz