Dua Lipa ka konfirmuar se më 25 janar do të publikojë këngën e saj të “Swan Song”.
“Swan Song” është kolona zanore e filmit aksion “Alita: Battle Angel”, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch
Producent të këtij filmi janë James Cameron dhe Jon Landau të njohur për filmin e tyre “Avatar”, derisa regjisor i filmit është Robert Rodriguez i njohur me “Sin City”.
Dua Lipa ndihet shumë krenare që është pjesë e një projekt kaq të rëndësishëm.
https://www.instagram.com/p/BsLaFBIhXud/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1h0brzxyws1k2