Kaluan më shumë se 22 vite që kur demonstrues të zemëruar në Sheshin Skëndërbe në Qendër të Tiranës rrëzuan statujen gjigante të diktatorit Enver Hoxha. Ngjarja deri tash u titullua si kthesë demokratike, si fundi i një ndër tiranive më të errëta. Që nga rrëzimi i pushtetit mizor stalinist në Shqipëri pa dyshim se ka ndryshuar shumëçka për të mirë, dhe një popullsi e izoluar hermetikisht për decenie nga bota e jashtme dhe e terrorizuar me kampe dënimi, ekzekutime masive dhe burgje familjare, arriti më në fund t’i shijojë të drejta themelore njerëzore.
Demokracia e brishtë
Por, megjithatë, nuk mjaftuan dy decenie për ta transformuar Shqipërinë në një demokraci funksionale. Demokratizimi qëndron shumë më tepër në fillimet e tij. Që nga viti 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste, asnjëri prej humbësve nuk ka pranuar humbjen dhe nuk ka mundur ta marrë me mend rolin në opozitë. Si një refleks kontestohet edhe legjitimiteti i procesit të votimit, partia fituese akuzohet për manipulime zgjedhore dhe kalohet në një politikë obstruksioniste. Se a do të ndodhë kjo edhe pas zgjedhjeve parlamentare të së dieles, në të cilat, sipas rezultateve të para demokratët në pushtet kanë pësuar humbje, mbetet të shihet. Që të dy partitë e mëdha shpallën fitoren e tyre menjëherë pas mbylljes së lokaleve zgjedhore nuk flet për asgjë të mirë.
Shteti jostabili Ballkanit është politikisht i polarizuar nga dy parti të armiqësuara për vdekje dhe që nuk duken të afta për kurrfarë kooperimi. Në njërën anë është Partia Demokratike (PD) e kryeministrit duket të moszgjedhur më, Sali Berishës, i cili e karakterizoi Shqipërinë postkomuniste si asnjë politikan tjetër. Në anën tjetër qëndron Partia Socialiste (PS) e prefektit të mëparshëm të Tiranës, Edi Rama, i cili me idetë e tij në fillim joortodokse – siç ishte përshembull dhënia e ngjyrave të freskëta kryeqytetit – u konsiderua në fillim si shpresë për shumë shqiptarë, por i cili, megjthatë, në vitet pasuese u shndërrua në një politikan poashtu të hidhur dhe të pa ide.
Në mes Berishës dhe Ramës mbretëron një klimë dashakeqësie. Të dy e kuptojnë politikën si një lojë të shumës zero: atë që humb njëri, fiton tjetri.Se me bashkëpunim të të dy palëve fitojnë të gjithë – e në veçanti popullsia – nuk është e paraparë në të menduarit e tyre. Prapa kësaj sjelljeje nuk qëdnron vetëm barra e vjetër e historisë, kur kihet sidomos parasysh se sundimtarët totalitarë rrallë u desh të kujdesen që të marrin parasysh edhe mendimin e të anashakaluarëve. Kjo aq më parë, kur në Shqipëri elita politike dhe shoqërore mbeti praktiksht e njëjta edhe pas kthesës demokratike. Kjo vlen si për socialtët e Ramës, pasardhës direkt të komunistëve, ashtu edhe për Berishën, i cili si mjek personal i Hoxhës aranzhonte komod me regjimin.
Diferencat ideologjike nuk janë baza e këtij bipolariteti. Programet e këtyre dy forcave bllokiste janë pothuajse të përputhshme, dhe karakterizimi i PD-së si „konservative e djathtë“ dhe e PS-së si „socialdemokrate“ çon në mashtrim. Të dy partitë shtihen si properëndimore, të orientuara drejt tregut të lirë dhe që synojnë hyrjen në BE. Arsyeja e konfrontimit është gjahu i privilegjeve. Sepse vetëm kush arrin të sigurojë magjën shtetërore arrin t’i mbajë me tenderë ndërmarrjet e lidhura ngushtë me partitë dhe anëtarët e partisë me vende pune në aparatin shtetëror.
Partitë janë kartele të pastërta pushteti. Lojaliteti vlen më shumë se kualifikimi dhe pas çdo ndërrimi të qeverisë vie edhe deri tek ndërrimi i personelit zyrtar dhe atë edhe në njësitë më të vogla, që profesionalitetin e admnistratës e bën të papërdorshëm. Zhbërja e këtyre rrjeteve të korruptuara do të ndodhë atëherë kur vendi nën trysninë e jashtëzakonshme të BE-së – do të shtrëngohet për reforma serioze. Por derisa të vijë deri tek kjo do të duhet ende shumë kohë. Ç’është e vërtetea, Tirana ka bërë kërkesë për hyrje në BE në vitin 2009. Kërkesa për status kandidati shtetit ballkanik iu refuzua tri herë deri më tash nga BE-ja për shkak të deficiteve të rënda juridkie .
Kroacia si vërejtje
Jo-ja e BE-së duket të ketë qenë krejt në rregull për elitën politike. Ajo është e vetëdijshme se jashtë sferës ndikuese të BE-së mund të pasurohet ne shtet krejt pacipë sesa në kuadrin e bisedimeve të ashpra të pranimit. Shembulli i Kroacisë është një vërjetje e mjaftueshme: ky vend, ç’është e vërteta, do të jetë anëtar i BE-së nga javae ardhshme, por në rrugën e tij deri këtu ai u vë nën trajtim kritik – me rezultatin e vënies prapa grilave të ministrave të ndryshëm dhe të ish – kryeministrit për shkak të korrupsionit. Diç të ngjashme me gjasë nuk dëshirojnë të rrezikojnë në Tiranë. Injorimi i përhershëm i thirrjeve për reforma nga Brukseli është një strategji racionale e kastës politike të Shqipërisë, e cila nuk çan kokë për të mirën e përgjithshme.
(Thomas Fuster, NZZ, 25 qershor 2013)
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri