Procesi i numrit të numrit të votave po vazhdon në disa qarqe në Shqipëri, ndërsa rezultat aktuale po i japin një epërsi të theksuar Aleancës së Majtë me në krye Edi Ramën. Sipas rezultateve aktuale, që pritet të jenë dhe vendimtare, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka fituar zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri.
Të dhënat e fundit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tregojnë se Aleanca e Majtë e kryesuar nga Partia Socialiste siguron 84 mandante në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Aleancën e Djathtë e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministri Sali Berisha ka siguruar 56 mandate.
Sipas KQZ-së, janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimeve, ndërkaq në disa qarqe edhe ka përfunduar numërimi. Por, në qendrat e mëdha ndihet një lodhje e numëruesve, prandaj edhe procesi po stërzgjatet.
Sipas numërimit të kutive deri më tani koalicioni i majtë kryeson në shumicën e qarqeve të vendit, me përjashtim të qarkut të Kukësit.
Ndërsa e veçanta e këtij procesi është se kryeministri Sali Berisha ka humbur zgjedhjet edhe në qendrat që kanë qenë bastione të PD-së, Shkodra, Dibra. Ndërsa një rezultat i përafërt vërehet edhe në Durrës e Tiranë, kurse në Fier po ashtu PD ka pësuar debakël.
Ndërsa partia që konsiderohet fituese e zgjedhjeve të qershorit, është LSI e Ilir Metës, e cila duket të ketë fituar rreth 16 mandate, nga 4 sa i kishte në koalicionin e kaluar. Madje është LSI ajo që ka përcaktuar fituesin e zgjedhjeve në Shqipëri.