Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar një video, me anë të së cilës ka renditur, siç thotë, skandalet e Qeverisë në 5 vjetët e saj në pushtet.
PD-ja i ka quajtur dështime të Rilindjes 5 vjetët e fundit.
“Vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderëve, si ai i Unazës së Re”, janë vetëm disa akuza që PD renditi si skandale.
Në fund të videos demokratët bëjnë thirrje për largimin e Ramës, duke theksuar se kjo qeveri duhet të shporret një orë e më parë.