Të shtunën pasdite, policia e ka bllokuar një lagje të qytezës Renens gjatë pasdites dhe mbrëmjes, ku një baba e mbante peng fëmijun e tij.
Një shtetas 29 vjeçar nga Afrika e mbante peng fëmijën e tij njëvjeçar në apartamantin e tij. Policia në fillim ka provuar të negociojë me babanë e tërbuar, në mënyrë që ai t`i kthehet arsyes, mirëpo, në ora 19.20, seksioni për ndërhyrje të shpejtë (DARD) ka ndërhyrë për ta shpëtuar fëmijën. Gjatë kohës së ndërhyrjes, babai i ka dhënë një goditje me thikë foshnjes, para se ta kthente revolen nga vetja dhe të provonte të vetëvritej.
Fëmija i lënduar rëndë është nxjerrë nga aty me shpejtësi dhe është përcjellë me ambulancë. Lëndimet e fëmijës ishin të rënda dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë pas pak.
Pas tij, është nxjerrë dhe përcjellë me ambulancë po ashtu edhe babai pengmarrës.
Arsyeja e kësaj drame familjare ndërlidhet me një familje të divorcuar dhe të drejtën e vizitës së babait.
Pas orës 20.00, çdo gjë iu është kthyer normalitetit në qytezën e Renens.