Skip to content

Diaspora në Shqipëri vazhdon edhe sot protestën

Mërgimtarët në Shqipëri kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish sot para ndërtesës së Kryeministrisë. Protesta pritet të nisë rreth orës 12:00.  Një ditë më parë, protestës së diasporës iu bashkuan edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re, ku këta të fundit kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.  Ndonëse Drejtoria […]

Mërgimtarët në Shqipëri kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish sot para ndërtesës së Kryeministrisë. Protesta pritet të nisë rreth orës 12:00. 

Një ditë më parë, protestës së diasporës iu bashkuan edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re, ku këta të fundit kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. 

Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk u dha leje atyre për protestën, ata përcollën mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në Shqipëri, shkruan albinfo.ch

Një prej kërkesave të diasporës është edhe vota e tyre në zgjedhje. Deri më tash atyre iu ka dalë në mbrojtje vetëm Presidenti Ilir Meta.