Tashmë ka realizuar me sukses testimin e një automjeti që parkohet pa shofer. Këtë mund ta realizoni nëpërmjet telefonit tuaj. I gjithë sistemi është ngritur mbi një aplikacion që instalohet në telefonat „Smartphone“ .
Automjeti lëviz në mënyrë të pavarur në kërkim të vendit të parkimit. Automjeti është i pajisur nga sensorë që paralajmërojnë kur distanca nga një objekt tjetër i lëvizshëm ose jo, është e rrezikshme.
Kur kjo distancë shkelet, aplikacioni ndërhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit.
Testimet e para, thonë inxhinierët e kompanisë suedeze, kanë qenë të sukseshme, por sërish duhet shumë punë, sigurisht edhe certifikimi nga autoritetet, për ta nxjerrë në treg këtë risi dhe për t’i dhënë fund peripecive të parkimit.