Emigrantët, artistët, studentët dhe banorët e Astirit janë bërë bashkë në një protest që është zhvilluar pasditen e kësaj të premtje para Kryeministrisë.
Kjo është një protest e cila ka bashkuar disa kauza, për të cilat ata kërkojnë zgjidhje nga kryeministri, raporton VizionPlus, përcjell Albinfo.ch.
Banorët e Astirit, si çdo pasdite pasi bllokuan rrugën për disa minuta iu bashkuan protestuesve të tjerë.
Ndërkohë banorët në lidhje me ndryshimet e ndodhura në qeveri janë shprehur se ky është një vendim që nuk ndryshon asgjë.