21 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Graçanicë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, përcjell albinfo.ch
“Rreth orës 6:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni që transportonte nxënës. Deri më tani 21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.