Dhoma e Kantoneve e Parlamentit ë Zvicrës, ndryshe nga ajo nacionale, ka vendosur në favour të të ashtuqajturit Lex USA. Kjo dhomë ka treguar se është e interesuar për të pasur një ligj emergjent që zgjidh kontestin tatimor të Zvicrës me SHBA-në.
Deputetët kanë votuar me shumicë votash për miratimin e ligjit, gjegjësisht 26 pro, 18 kundër dhe një abstenim. Me këtë rezultat, votimi pro ligjit ka qenë kësaj here më bindës se javën e kaluar.
Pas këtij votimi, lënda i kalon për shqyrtim dhe votim Dhomës Nacionalee cila me këtë ligj do të merret pasditen e sotme.
Ndërkaq, Dhoma e Kantoneve ka marrë masa edhe për variantin nëse Dhoma Nacionale do ta hedhë sërish poshtë projektligjin. Për një rast të tillë ajo ka përgatitur një deklaratë e cila i ka marrë 28 vota pro dhe 14 kundër, përmes të cilës obligoj Qeverinë Federale që në kuadrin e juridiksionit aktual të ndërmarrë të gjiha masat që tu mundësohet bankave të bashkëpunojnë me departamentin e drejtësisë të SHBA-së.
Lex USA ka ardhu si rezultat i kërkesave të SHBA-së për të siguruar mbikëqyrje mbi të dhënat e bankave zvicerane, sa i takon kursimeve të shtetasve amerikanë të deponuara në to. Prej disa javësh në Zvicër po zhvillohet debat i nxehtë nëse ky ligj dhet të pranohet ose jo. Një pjesë e politikanëve dhe opinionit e konsiderojnë këtë si nënshtrim të institucioneve zvicerane dhe një pjesë tjetër si zgjidhje pragmatike e problemit ekzistues në mes dy shteteve.