Një ditë para takimit të liderëve të institucioneve dhe partive politike, së bashku me ekipin negociator, ku pritet të bëhet koordinimi për dialogun Kosovë-Serbi, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se vendi ka nevojë për unitet.
Veseli ka thënë se uniteti i brendshëm është e vetmja perspektivë reale që i duhet vendit, ndryshe, siç ka thënë ai, çdo devijim nga përpjekja për unitet është në dëm të Kosovës.
Të tillë ai e sheh thirrjen edhe të një seance tjetër për dialogun nga LDK-ja dhe VV-ja. “Në këtë fazë ne nuk duhet të merremi me njëri-tjetrin, me ligjërime partiake, me pretendime, për të dalë moralisht triumfues, shkruan albinfo.ch
Prandaj, konsideroj se edhe një seancë tjetër për dialogun, sepse kjo s’është e para e ftuar nga opozita, është në funksion të komplikimit të mëtejmë të thirrjes për unitet. Në vend se të diskutojmë bashkërisht për Kosovën, ne po ftohemi që të diskutojmë për njëri-tjetrin. Kjo është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes në raport me shtetin e Kosovës.
Kjo logjikë i bën dëm momentit në të cilin gjendemi”, ka thënë Veseli në një intervistë për Kosovapressin. LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë refuzuar ftesën e Veselit për takimin e nesërm.