Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër fton të gjithë biznismenët shqiptarë që të marrin pjesë në takimin e parë të anëtarësisë së këtij asociacioni ekonomik në diasporë
“Me qëllim të fuqizimit të lidhjeve ndërmjet diasporës kosovare dhe Kosovës, në veçanti krijimit të marrëdhënieve më të mira ndërmjet bizneseve në Kosovë dhe Diasporë – Zvicër, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër mëton të vendos baza të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve në Kosovës dhe diasporë, të krijojë mundësi për investime të përbashkëta në Kosovë, si dhe të bashkëpunoj me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sektorit privat në Kosovë”.
“Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Zvicrës, si dhe përfaqësues të Odes Ekonomike të Kosovës, me theks të veçantë afaristë dhe profesionistë të suksesshëm”, thuhet në një njoftim të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Me respekt,
Skender Thaqi
Sekretar i Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Tel.: +41 79 703 04 34
E-mail: skenderi@bluewin.ch
Sinqerisht,
Fehmi Fetahu
______________________
Kryetar
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër