Restorantet, të cilët nuk ndërhyjnë kur mysafirët e tyre tymosin duhan, në të ardhmen do të paguajnë gjoba shumë të larta.
Qeveria kantonale e Gjenevës dëshiron të ndjekë restorantet që tolerojnë pirjen e duhanit me gjithë masat e ndalimit.
“Ne kemi zbuluar disa institucione që qëllimisht injorojnë ligjin në mënyrë të përsëritur”, thotë drejtori për Shëndetësi i Gjenevës, Pierre-François.
Aktualisht baret dhe pronarët e klubeve dënohen me gjoba ndërmjet 100 deri në 1,000 franga, dënime që duket të jenë më pak të “frikshme”. Amendamenti i ligjit tashmë është para parlamentit kantonal.
Pascal Diethelm, president i organizatës kundër duhanit “OxyRomandie”, është i kënaqur me masën e propozuar. Ai thotë për “Tribune de Genève” se kjo është e domosdoshme, ngase shumë bare dhe klube nate shkelin ligjin”