Marinari francez, Jean-Jacques Savin, mezi pret të provojë një mënyrë të re të kalimit të oqeanit Atlantik.
Ai synon ta bëjë këtë pa ndonjë anije me motor.
Savin është i vendosur të provojë një teori të themeluar nga mjeku francez dhe aventurieri Alain Bombard në vitin 1952, kur kishte thënë se një udhëtim në Atlantik pa ndonjë ndihmë teknike është i mundur.
E mjeti me të cilin ka vendosur të udhëtojë është 3 metra i gjatë dhe është bërë nga druri.
Ai do të niset më 25 dhjetor dhe parashikon se udhëtimi i tij do të zgjasë deri në fund të marsit 2019.