Jolegjitim e ka quajtur kryetari i LDK-së, ekipin negociator të Kosovës në bisedime me Serbinë.
Në 29-vjetorin e themelimit të kësaj partie, Mustafa ka thënë se Qeveria e ka kuptuar se ka humbur shumicën dhe tani po mundohet ta arnojë ekipin me parti që s’kanë as 3 për qind të besimit të qytetarëve.
Mustafa ka shtuar se LDK është pro dialogut me Serbinë, por duhet të arrihet marrëveshje që nuk e cenon pavarësinë e Kosovës si dhe respekton kushtetutën e vendit. Ai ka folur edhe për tema të tjera, duke shtuar se ajo e korrigjimit të kufijve nuk do të përkrahet asnjëherë nga LDK-ja.
Në këtë manifestim, LDK-ja ka kujtuar edhe veprimtarët e saj, të vrarë pas luftës në Kosovë.