Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare në Merdare.
Kjo pasi që mërgimtarët, sikurse çdo vit, mundohen që pushimet dimërore dhe festat e fundvitit t’i kalojnë pranë familjarëve në Kosovë.
Pikat kufitare në sezonë verore dhe dimërore ngarkohen ndërsa krijohen kolona e pritje të gjata.