Zvicra do të ketë një tjetër talent shqiptar në radhët e futbollistëve profesionistë. Ai është mesfushori nga Bujanoci, Gjelbrim Taipi, i cili ka refuzuar të kalojë në kampionatin shqiptar për t’u transferuar në Ligën e Dytë zvicerane, te skuadra Wil, transmetojnë mediat në Prishtinë. Ai tashmë ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën Wil.
Futbollisti ka refuzuar skuadrat më të mëdha shqiptare që ishin në ndjekje të tij.
Kampioni aktual, Skënderbeu, Tirana, Flamurtari dhe Partizani i kishin bërë ofertë lojtarit, mirëpo në fund u dëshpëruan, pasi tanimë ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës zgjodhi Zvicrën, për të bërë një hap të madh në karrierë.
Shuma e transferimit nuk është bërë e ditur nga skuadra zvicerane