Gazeta gjermane “Der Spiegel” e ka përjashtuar nga puna një gazetar të shpërblyer, të cilin e akuzoi se kishte trilluar detaje e citate në shumë shkrime të tij.
Claas Relotius kishte falsifikuar shkrime në masë të madhe, e madje edhe trilloi personazhe, njoftoi gazeta.
Në mesin e artikujve të diskutueshëm janë edhe disa të nominuar për shpërblime, shtoi gazeta, përcjell albinfo.ch.
E 33-vjeçari ka pranuar se i ka mashtruar lexuesit në rreth 14 shkrime të publikuara në gazetë. “Der Spiegel” tani është duke punuar që të zbulojë nivelin e saktë të mashtrimeve që i ka bërë gazetari, e dyshimet ndaj tij filluan pasi që një koleg ka deklaruar se ka gjëra të dyshimta në raportet e Relotiusit.
Gazeta shtoi se veprimet e gazetarit janë bërë qëllimisht dhe në mënyrë metodike. Gazetari Relotius u punësua në “Der Spiegel” në vitin 2011 dhe deri tash ka shkruar rreth 60 artikuj.