Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka bërë të ditur se numri i qytetarëve të Maqedonisë që kërkojnë azil në Zvicër është shumë i vogël.
Sipas të dhënave të fundit për azilkërkuesit nga Frontex (Agjencia Evropiane për bashkëpunim operacional në kufijtë e jashtëm të BE-së), në Zvicër në tremujorin e parë të këtij viti kanë kërkuar azil vetëm 21 persona nga Maqedonia, që është 92 për qind më pak nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.