Për një fatlum Krishtlindjet erdhën pesë ditë më herët. Ai ka fituar në lotarinë zvicerane Swiss Lotto. Pothuajse 30 milionë franga janë duke e pritur personin në fjalë.
Jackpot i Swiss Lotto është qëlluar, me të gjithë numrat e saktë, duke përfshirë edhe numrin me fat.
7, 14, 22, 26, 33 dhe 37, si dhe numri me fat 5 që ishin tërhequr natën e së mërkurës në Zvicër. Kjo është shuma e saktë që është fituar: 29’228’346.55 franga, siç njoftoi Swisslotto, përcjell albinfo.ch. Fituesi vjen nga rajoni i Zvicrës gjermane apo Ticino.