Shkencëtarët e Zvicrës edhe në të ardhmen do të marrin pjesë me projektet e tyre në programin e madh kërkues të BE-së. Për këte destinim Dhoma Nacionale e Parlamentit ka miratuar nje fond prej 4.4 miliadë frangash. Kjo shumë është për 1.8 miliard më tepër se sa Zvicra është duke paguar aktualisht për programin që është duke u zhvilluar. Ndërkohë programi kornizë I BE-së për vitet 2014-2020 është përpiluar tashmë.
Zvicra merr pjesë që nga viti 1987 në rjetin e BE-së për kërkime shkencore. Dhe, kjo pjesëmarrje ka qenë me interes, ka thëne ministri I financave në Qeverinë Federale Johann Scnedier – Ammann.
Për shkak të cilësisë së lartë të projekteve të tyre, shkencëtarët zviceranë kanë fituar madje më shumë të holla se sa është pritur.