Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i akordoi zërit të njohur të muzikës italiane, Riccardo Cocciante titullin “Naim Frashëri” me motivacionin si një artist mbarëbotëror, mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore”.
Vëmendja është rikthyer edhe te Elhaida Dani, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili i bëri urime të përzemërta fitueses së “The Voice of Italy”.
“Ju falënderoj shumë për mikpritjen. Mallëngjehem dhe nuk mendoj se i meritoj të këto gjitha nderime që po më bëhen mua. Ju falënderoj për gjithçka po bëni për mua”, tha Elhaida Dani.
Berisha falënderoi Coccianten për mbështetjen që i dha Elhaides. Në përfundim të takimit ai i dhuroi këngëtares nga Shkodra simbolin e çelësit Sol dhe monedhën e argjendtë të 100-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa kantautorit italian, një penë të argjendtë, së bashku me monedhën e 100-vjetorit.