17-vjeçarja Mrika Nikqi bëhet shqiptarja e parë në botë që së bashku me babanë e saj, Arianit Nikqi, në ekspeditën e radhës pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut.
Kjo u bë e ditur me anë të një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
“Me datën 16.12.2018, në orën 21:30, ata u ngjiten në majën Mount Vinson, 4892 lmd, në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt”, njofton faqja zyrtare e Mrikës.
Gjithashtu, në të njëjtin njoftin thuhet se për herë të parë ngritet flamuri i Kosovës në këtë kontinent.
“Ju jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. Detaje të tjera do t’ju japim shumë shpejt, kur Mrika dhe Arianiti të jenë në kampin bazë”, thuhet tutje në njoftim.