Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar kërkesën e sërishme për ndalimin e lejeve për mjekët e huaj specialistë. Por kjo dhomë nuk parasheh përjashtim për mjekët të cilët janë specializuar në Zvicër për së paku gjatë pesë viteve të fundit. Këtë e kishte paraparë Dhoma Nacionale në kuadër të përpunimit të projektligjit.
Ndalimi duhet të hyjë në fuqi nga 1 korriku.
Të mërkurën dhoma në fjalë e ka votuar projektligjin me 25 vota pro, 15 kundër dhe një abstenim. Për këtë kufizimi duhet të vendoset urgjentisht në mënyrë që ai të hyjë në fuqi më 1 korrik. Qeveria Federale fillimisht e kishte planifikuar hyrjen në fuqi në fillim të prillit.
Nga “vërshimi” i mjekëve të huaj më të dëmtuara janë kantonet afër kufijve shtetërorë, si Gjeneva, Tesina dhe Cyrihu.