Në Argjentinë është gjetur një fosil 700 mijë vjeçar i kafshës sloth, që ndryshe njihen edhe si përtacë.
Në njoftimin e bërë nga Bashkia e General Alvarado, një familje në rajonin General Alvarado të qytetit Miramar të Argjentinës, në bregun e detit Mar del Sur kanë gjetur fosil të slothit.
Familja Palvecino menjëherë pas kësaj njoftuan muzeun Miramar Punta Hermengo.
Sipas analizave të para, kafsha, emri shkencor i së cilës është “Scelidotherium”, mendohet se ka jetuar para rreth 700 mijë vjetëve.
Scelidotherium-et janë kafshë përtacë, me peshë që mund të tejkalonte një ton, si dhe me struktura të gjata të kafkës.