60% e shqiptarëve kanë dëshirë të braktisnin Shqipërinë. Këto janë shifrat e publikuara nga “Gallup”, kompani e njohur sondazhesh. Rezultatet e sondazhit janë publikuar përmes një postimi në Twitter nga Ian Bremmer, presidenti dhe themeluesi i Grupit Eurasia.
Në renditjen e Gallup për numrin e qytetarëve që duan të largohen nga vendi i tyre, Shqipëria është rënditur në vendin e katërt, përcjell albinfo.ch.
Vendet të cilat e kryesojnë sondazhin janë Republika Afrikane, Sierra Leone, në të cilën 71% e njerëzve duan të largohen nga vendi.
Vendin e dytë e zë Liberia me 66 %, e më pas, Haiti, në të cilin 63% e qytetarëve duan të largohen.
