Votim historik, e ka quajtur ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kossnet, seancën e së premtes të Kuvendit për transformimin e FSK-së.
“SHBA-ja do të përkrahë zhvillimin profesional dhe transformimin organizativ të FSK-së, i cili duhet të ketë rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar sikur karakterin multietnik të vendit, gjithashtu edhe dedikimin e kosovarëve për paqe.
Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë ngjarje për reflektim dhe ridedikim për paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha për të gjithë liderët dhe palët që të fokusojnë energjinë në dialog”, ka shkruar Kossnet në Twitter.