Kampioni i Zvicrës, Young Boys ka arritur fitoren e parë në histori të Ligës së Kampionëve.
Zviceranët arritën fitore ndaj Juventusit me rezultat 2:1, edhe pse nuk vlejti shumë, sepse më herët ishin eliminuar nga grupet e Ligës së Kampionëve, shkruan albinfo.ch.
Pjesë e këtij grupi edhe Manchester United dhe Valencia. Juve dhe United kaluan tutje.
Dy golat janë shënuar nga sulmuesi Hoarau për vendasit, ndërsa për Juve-n e shënoi Dybala.