Në 6 ka shkuar numri i të ftuarve nga Prokuroria e Specializuar. Safet Syla, kolonel i UÇK-së në kuadër të Zonës Operative të Pashtrikut dhe Ramiz Shala, komandant i njësitit special të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, janë personat e radhës që janë ftuar.
Megjithëse Syla është raportuar se ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, një gjë të tillë e ka refuzuar Shala. Se Shala e ka marrë ftesën, e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Natal Bullakaj.
Shala në Kosovë është duke u gjykuar për krime lufte lidhur me zhdukjen e një personi në rajonin e Suharekës.
Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë, Rrustem Mustafa, Zona Operative e Llapit, Nazif Mehmeti, gjithashtu nga kjo zonë, Sami Lushtaku, Zona Operative e Drenicës dhe Sokol Dobruna, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria do t’u qëndrojë afër atyre që po ftohen nga Gjykata dhe do t’iu ofrojë ndihmë juridike.