Për momentin hiti më i suksesshëm në arenën ndërkombëtare mban vulën e një artisteje shqiptare.
“Thank You, Next” nga Ariana Grande, arriti të thyejë rekorde që në momentet e para të publikimit në kanalin e famshëm Youtube.
Projekti që u dedikohet ish-partnerëve të këngëtares dhe ishte ideja e mikeshës së ngushtë të Arianës, këngëtares së re me origjinë nga Kosova, Njomza Vitia, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ishin fansat ata që donin të dinin se si lindi ideja e kësaj kënge që u kthye shumë shpejt në hit.