Ende pa u shfaqur në kinema, filmi “Avengers: Endgame” tashmë ka thyer një rekord. Bëhet fjalë për rekordin e shikueshmërisë së trajlerit në 24 orët e para. Filmi, i cili është një vazhdimësi e “Avengers: Infinity War”, në 24 orët e para është parë nga një numër rekord prej 289 milionë shikuesish. Këtë arritje e ka komentuar edhe studioja filmike, Marvel, shkruan albinfo.ch
“Ju faleminderit që jeni këtu që nga fillimi deri në Endgame, duke e bërë trajlerin më të shikuar në histori me 289 milionë shikime në 24 orët e para!”, thuhet në komunikatë. Rekordi paraprak është mbajtur nga filmi “Infinity War”.
Trajleri i këtij filmi mori 230 milionë shikime në 24 orët e para. Trajleri i “Avengers: Endgame” shfaq superheronjtë më të dashur të Marvelit, siç janë Robert Downey Jr si Iron Man, Chris Evans, si Captain America dhe Paul Rudd si Ant-Man.